TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Drilon Hoxha, pjesë e kastit të “Dance With Me” ka zhvilluar një bisedë shumë interesante me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Prej vitesh ai e ka imituar me batutat e tij ish liderin e Partisë Demokratike dhe në finalen e madhe, Driloni e ka takuar atë në zyrën e tij.
Takimi i Drilotit të maskuar si Sali Berisha ka qenë i ngrohtë dhe i karakterizuar me shumë të qeshura batauta dhe nota humori. Pas kësaj aktori duket se fitoi një mbështetës të fortë në garën e kërcimin në “Dance With Me”, pasi Doktori ia shprehu simpatinë dhe mbështetjen për të dhe partneren Kristina Bakiu.
Ish-Kryeministri ka uruar të gjitha shqiptarët për festa, si dhe të gjithë publikun e “Dance With Me”.
“Në radhë të parë doja të uroja të gjithë spektatorët e “Dance With Me” si dhe të gjithë shqiptarët. Dyshe si kjo s’ka parë bota, u shpreh lideri historik i së djathtës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=107&v=8fvHWMzKvus