LIFESTYLE, 26 Dhjetor 2017, 11:24

Vlerat ushqyese të bananes dhe 5 përfitimet shëndetësore

Vlerat ushqyese të bananes dhe 5 përfitimet shëndetësore

Një banane në ditë pastron organizmin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin.

Jo të gjithë e di se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin nga radikalet e lira.

Bananet forcojnë sistemin nervor dhe na ndihmojne të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminë B6.

Një banane përmban 450 mg kalium, 30 gram karbohidrate, 3 gram fibra, 19 gram sheqer dhe 1 gram proteina.

Dietologia Rolina Naço liston 5 përfitimet shëndetësore nga konsumi i bananes.

  • Një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në kalium (ndihmon personat që vuajnë nga hipertensioni).
  • Parandalon depresion ose gjendjen e trishtuar pasi përmban një sasi shumë të lartë në triptofan (aminoacid), i cili transformohet në seritoninë – neuroritrasmetuesi, që na bën të ndihemi të lumtur.
  • Një vakt ideal para palestrës.
  • Të gjithë personat që kanë probleme me gastritin ose kanë reflukse të shpeshta, mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin në stomakun e tyre, sidomos kur kalojnë orë të gjata pa konsumuar ushqim.
  • Ndalon dhimbjen muskulore (tendinat e dëmtuara), pasi përmban një sasi shumë të lartë kaliumi (kripërat minerale ndihmojnë në largimin e dhimbjeve dhe në parandalim e këtyre kontraktimeve).