E ftuar dje në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Mula u shpreh se ishte shumë e lumtur që më në fund do t'i kalonte festat në shtëpinë e saj.
“Hera e parë që ndodhemi në Tiranë. Këtë vit është ndryshe, është shumë bukur”, – u shpreh Inva Mula.
Këto janë festat e para në Tiranë që nga lindja e Ninës, pasi sopranoja është gjithnjë e angazhuar.
Ndërsa Nina ka filluar shkollën në kryeqytet dhe po e shijon shumë qendrimin në Shqipëri.