LIFESTYLE, 26 Dhjetor 2017, 11:00

Erion Veliaj i jep përgjigjen epike Alketës, se kur do bëhet baba

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë një ndër çiftet më simpatikë në Shqipëri.

Pavarësisht se tashmë kanë disa vite martesë, Erioni dhe Ajola akoma nuk kanë vendosur të bekojnë martesën me një fëmijë.

Dhe kur do ndodhë ky hap i madh, është pyetja me të cilën përballet Veliaj në çdo studio televizive.

Të njëjtën pyetje, i drejtoi edhe Alketa Vejsiu në finalen e “Dance with me” ku ishte i ftuar, duke i thënë se gazetarët gjithmonë kërkojnë të dinë më shumë.

“Do i them Babagjyshit ta marri parasysh kërkesën tuaj”, u shpreh Veliaj me humor.