SPORT, 4 Dhjetor 2017, 13:02

Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, nis kursin për drejtor Sportiv

Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, nis kursin për drejtor Sportiv

Olsi Rama është një dashamirës i njohur i futbollit, ku shihet në çdo ndeshje për të parë sfidat e kampionatit shqiptar, veçanarisht ato të klubit të Partizanit, por edhe të ekipeve kombëtare.

Rama së fundmi është bërë dhe pjesë e stafit drejtues të ekipit të Partizanit, ku ka marrë një post të rëndësishëm.

Ai është emëruar drejtor i përgjithshëm i 15 herë kampionëve të vendit, duke u bërë pjesë e një nga klubeve më të mëdha të futbollit shqiptar.

Dhe sot ai ka qenë i pranishëm në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Burime të sigurta nga Insitucioni i Futbollit Shqiptar thanë për “TemA TV” se arsyeja e viztës së Olsi Ramës ka qenë nisja e kursit për t’u pajisur me liçensën e drejtorit Sportiv.

Nga foto e siguruar shihet qartë që Rama ka qenë prezent për të ndjekuar seminaret që organizohen nga Federata Shqiptare e Fubtollit.

http://www.gazetatema.net/2017/12/04/olsi-rama-nis-kursin-per-drejtor-sportiv/