TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbedhur komunitetin e artistëve në një dëgjesë publike, në hotelin luksoz "Plaza", për të diskutuar rreth planit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Pak përpara se kryebashkiaku të hynte brenda sallës ku do të zhvillohej mbledhja, disa të rinj, e kanë sulmuar me vezë dhe kanë lëshuar disa fyerje drejt kryebashkiaut, duke i thënë: "Oligark, barbar, plehrë!".
Kryebashkiaku ka reaguar për këtë sulm, gjatë mbledhjes me aktorët, duke surprizuar gjithëkënd që ndodhej në sallë, pasi e ka quajtur sulmin e të rinjve "alla ISIS".
"Dolët huq, me atë nishan që ju çoi Luli, hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë. Kur e përballoj me sportvitet sulmin ‘alla ISIS’, pranoni me sportivitet batutën time, duhet të stërviteni më shumë’
Është e kuptueshme që Veliaj të jetë i indinjuar nga këto vezë që u lëshuan në drejtim të tij, sepse kryebashkiaku nuk është mësuar me veprime të tilla të vrazhda. Ai është rrethuar nga njerëz që i thonë veç fjalë të ëmbla dhe duartrokasin çdo vepirm të tij. Sikur grupime terroriste si "ISIS" të qëllonin me vezë, bota me siguri do të ishte një vend shumë më paqësor, zoti kryetar!
/TPZ.AL/
VIDEO:
[video width="198" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/LAJM-I-FUNDIT_-Të-rinjtë-e-PD-qëllojnë-me-vezë-Veliajn-VIDEO.mp4"][/video]