TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një dëgjesë publike me aktorët dhe artistët lidhur me planin e Bashkisë së Tiranës për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri të shoqëruar nga pesë kulla. Veliaj bëri një përllogaritje të kostos duke thënë se teatri i ri kushton 30 milionë euro dhe se është më e leverdisshme që ai të ndërtohet nga privatët.
Aktori Robert Ndrenika, ka thënë se kjo kosto është e ekzagjëruar dhe se kryetarin e bashkisë e kanë gënjyer.
Ndrenika: Edhe kompleksi ynë me të dyja godinat, edhe me të marangozëve por edhe me oborrin, mund të riparohet dhe të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milionë euro. Kam bindjen se të kanë gënjyer me ato 30 milionë euro. Maksimumi mund të shkojë në 10-15 milionë euro. Ky kompleksi teatror që e quajnë dopolavoro, bëhet me qëllim për të zhyer gjithë historinë.
Veliaj: Kemi versionin më ekonomik, edhe me Shkupin. Nëse do ketë një grup negociator, janë variabla që ne mund ti diskutojmë. Kostot e teatrit mund të jetë me e lartë dhe ky i yni është ekonomik.
Ndrenika: Nuk më del më shumë se 15 milionë euro.
Veliaj: Le t’ua lëmë teknikëve ta bëjnë këtë.
Ndrenika: Me këtë varfëri që ka ky shtet shqiptar, shkon më mirë propozimi im që të bëhet një kompleks i tëri.
/TPZ.AL/
