TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Laert Vasili, ka folur në dëgjesën e organizuar nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, për prishjn e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri nga një kompani private. Kjo kompani do të financojë ndërtimin e teatrit të ri, në këmbim të truallit publik ku do të ndërtohen edhe kulla. Aktori Vasili, ndryshe nga një pjesë e kolegëve të tij të cilët janë kundër shembjes së teatrit, është shprehur se teatri i ri duhet të ndërtohet sepse në teatrin ekzitues, aktorët rrezikojnë të sëmuren.
Vasili gjeti kohë të lavdëronte punën e kryetarit Veliaj, duke thënë se kur u kthye në Shqipëri nga Greqia, para tre vjetësh, Tirana mbante era fekale por tani ka ndryshuar.
"Tirana mbante era fekale por sot përmendet në të gjitha revistat eurpiane Nëse nuk e mbani mend kthehuni 5-6 vjet më parë. Më djeg shpirti për qytetin ku u rrita te Petro Nini dhe për teatrin që është jeta ime."
/TPZ.AL/
