TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti britanik i të drejtave të komunitetit LGBT, Peter Tatchell, është arrestuar në Rusi, pas një proteste në Moskë, për mënyrën si trajtohen personat LGBT në këtë vend. Tatchell ka udhëtuar për në Rusi dhe ka dalë i vetëm në protestë, në shehshin pranë Kremlinit, duke mbajtur në duar një poster kur shkruhej: "Putin ka dështuar të marrë masa për torturat e Çeçenëve ndaj homoseksualëve.".
Protesta të tilla të një njeriu të vetëm, janë të ligjshme në Rusi, megjithatë përpara nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit, në Rusi ka nisur aplikimi i një rregulli i cili ndalon përkohësisht protesta të tilla.
Tatchell është shoqëruar në rajonin e policisë. Ai është një nga aktivistët më të njohur të të drejtave të njeriut në Britaninë e Madhe dhe protesta e sotme, ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes ndaj problemeve të komunitetit LGBT në Rusi, duke qenë se e gjithë bota është me sytë nga Rusia, vend organizator i këtij kampionati.
/TPZ.AL/