TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident ka ndodhur ditën e sotme, përpara nisjes së dëgjesës publike të Erion Veliajt dhe komunitetit të artistëve, për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Disa të rinj kanë qëlluar me vezë në drejtim të kryetarit të Bashkisë, në shenjë proteste ndaj planit të Veliajt dhe Ramës, për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e pronës publike, një kompanie private e cila do të ndërtojë kulla. Të rinjtë ka lëshuar sharje drejt kryebashkiakut dhe dëgjohet të thonë: "Oligark! Barbar! Plehrë!"
[video width="198" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/LAJM-I-FUNDIT_-Të-rinjtë-e-PD-qëllojnë-me-vezë-Veliajn-VIDEO.mp4"][/video]
Veliaj e ka komentuar këtë moment gjatë dëgjesës publike në hotelin luksoz "Plaza", duke thënë se asnjë prej vezëve nuk e kapi por se veprimin e këtyre të rinjve edhe pse ishte veprim i ngjashëm me ato të ISIS, e ka marrë me sportivitet.