AKTUALITET, 19 Gusht 2019, 22:28

E çoi në hotel dhe e përdhunoi, lihet në burg shqiptari që abuzoi me 14-vjeçaren në Korfuz

E çoi në hotel dhe e përdhunoi, lihet në burg shqiptari

Shqiptari, i cili përdhunoi një 14-vjeçare britanike në Korfuz është lënë në burg.

32-vjeçari shqiptar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare, teksa kjo e fundit ndodhej për pushime me familjen në ishullin e Korfuzit dhe po qëndronte në të njëjtin hotel ku shqiptari punon.

Vetë adoleshentja bëri një denoncim në komisariatin e zonës, ku tregoi se shqiptari e kishte marrë dhe ekishte çuar në hotel ajo shpjegoi se si e kishte joshur 32-vjeçari dhe më pas e kishte përdhunuar.

I akuzuari pranoi se ka kryer marrëdhënie me 14-vjeçaren, por mohoi që ta ketë përdhunuar, duke pretenduar se gjithçka ndodhi me dëshirën e vajzës.

Ai do të akuzohet edhe për qëndrim të paligjshëm në vend, duke qenë se në Korfuz ishte pa dokumente.