AKTUALITET, 13 Mars 2018, 13:08

Shkrihen 13 drejtori, qindra persona dalin të papunë

Shkrihen 13 drejtoritë bujqësisë. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e qeverisë që është mbajtur këtë të martë në Elbasan.

Sipas kryeministrit këto 13 drejtori do të zëvendësohen me 8 agjenci rajonale: 4 agjenci rajonale bujqësore he 4 të tjera të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Ky vendim i Ramës është deklaruar më herët ndërsa tani është zyrtarizuar.

Kryeministri prej kohësh ka thënë se fermerët nuk përfitojnë nga fondet pasi nuk kanë informacion dhe nuk dinë ti marrin.