AKTUALITET, 6 Nëntor 2018, 21:35

Shkon në katër numri i të vdekurve nga shembja e godinave në Marsejë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga shembja e godinave në

Trupi i një viktime të katërt, një grua, u gjet sot nën rrënojat e godinave që u shembën dje në qendër të Marsejës, njoftoi prokurori Xavier Tarabeux.

Trupat e dy burrave dhe të një gruaje tjetër ishin gjetur sot më herët nga forcat e shpëtimit në rrënojat e këtyre godinave të lagjes shumë popullore Noej.

Sipas autoriteteve gjithsej mund të ndodhen nën rrënoja pesë ose tetë persona të tjerë.