TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua serbe e shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të kalimit në Muriqan.
Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, u arrestua me qëllim ekstradimin, pasi kërkohej nga Interpol Beogradi. Ajo është dënuar me 3 vite burg për trafik të qenieve njerëzore.
Ajo është shpallur në kërkim më 12 tetor nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, në maj të vitit 2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore”.
Për veprime të mëtejshme në pritje të ekstradimit, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës.