TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
33-vjeçarja shqiptare Adelina Toska humbi tragjikisht jetën në një aksident me makinë, të ndodhur të martën e shkuar në Rieti të Italisë. Ajo është përcjellë mes miqsh e familjarësh për në banesën e fundit.
Sipas mediave fqinje, varrimi i nënës së dy fëmijëve u mbajt pasditen e së hënës në Poggio Nativo, ku ajo jetonte bashkë me familjen.
Kujtojmë që 33-vjeçarja udhëtonte me makinë kur u përplas me një tjetër mjet në Salaria, duke humbur jetën. Ajo la pas bashkëshortin dhe dy djem të moshës 6 dhe 12-vjeç.