TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i njerëzve të diagnostikuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar është rritur nga 39 në 51, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po merr masa të forta për të pasur nën kontroll situatën nga shpërthimi i këtij virusi vdekjeprurës.
Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Matt Hancock tha se kërcënimi i virusit vdekjeprurës për Mbretërinë e Bashkuar është “gjithnjë e më serioz”, por theksoi se qeveria është përgatitur mirë.
Në një deklaratë të Commons, Z. Hancock tha: Po bëhet më shumë e mundshme që ne do të shohim një transmetim të gjerë këtu në këtë vend. Kjo është një përpjekje kombëtare, ne kemi nevojë për të gjithë që të dëgjojnë dhe të veprojnë sipas këshillave zyrtare mjekësore.
Një nga britanikët e infektuar është një mësues i muzikës në shkollën e Muzikës dhe Dramës Guildhall. Shkolla tha se do të mbyllte deri në dy javë pasi mësuesi rezultoi pozitiv. Ai tani është në një njësi izolimi në spitalin Royal Free në veri të Londrës dhe shkolla ka qenë duke kontaktuar nxënësit e saj.
Numri i njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë rezultuar pozitivë për virusin deri tani është 51.
Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar./The Sun/