AKTUALITET, 3 Mars 2020, 13:57

Tritan Shehu ironizon Manastirliun për koronavirusin: Qesharake! Nuk kemi as karantinë

Tritan Shehu ironizon Manastirliun për koronavirusin: Qesharake! Nuk kemi


Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka deklaruar se 36 rastet e testuara për koronavirusin, të cilat kanë rezultuar negative, nuk tregojnë asgjë.

Sipas tij qeveria po fsheh pa aftësinë e saj, duke thënë se kjo gjë i kujton atij sloganin e dikurshëm: “Jemi shkemb graniti”.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se: Check up shkaterroi kujdesin paresor dhe laboratoret e tij, deri ne funksionet baze, gje qe shprehet edhe me pa fuqine diagnostike.

POSTIMI I PLOTË:

“36 tampone” negative per Koronavirusin prej nje laboratori nuk tregojne asgje! Qeveria fsheh pa aftesine e saj, duke thene indirekt se ne Shqiperi nuk ka Koronavirus, kjo me kujton sloganin e dikurshem “Jemi shkemb graniti”!!

Dhe duan te na bejne ta besojme kete per te fshehur kolapsin e sistemit shendetesor qofte per te identifikuar te prekurit, deficitet e medha ne burrime financiare, njerezore, teknike e materiale, mos pregatitjen per te perballuar epidemi ndaj te cilave ne jemi te ekspozuar si dhe vendet e tjera, se paku fqinjet.

Dhe me tej Task vazhdon te mburret: “Nuk kemi asnje person ne karantine”!!! Qesharake, per te pasur te tille duhen se paku dy kushte: Te kesh karantinen dhe te mund te diagnostikosh!! Duhet te jemi te qarte, Check up shkaterroi kujdesin paresor dhe laboratoret e tij, deri ne funksionet baze, gje qe shprehet edhe me pa fuqine diagnostike.

PPP e laboratoreve ne spitale i kane “shkeputur” ata nga kerkesat komplekse duke thermuar spitalin, pra demtuar aktivitetin, autonomine e rolin e shtetit, vecanerisht per situata te tilla, me te cilat mjekesia eshte e mbushur. Per te mos folur per parandalimin, edukimin shendetesor, qe vazhdojne ne “gjume te thelle” e deri te terapite intensive bosh ne mjeke e mjete. Sa per ilustrim, aktualisht Qarku i Gjirokastres eshte pa asnje anestezist-reanimator! Ne keto kushte duhet vetem te shpresojme….

Më herët, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria deri në këto momente nuk është prekur nga koronavirusi, ku ka theksuar se janë kryer 36 raste testimi për koronavirusin, të cilat kanë rezultuar negative.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar në botë.

Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi.

Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.