TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Aleksandër Biberaj/
QYTETARIA SHQIPTARE DJE FITOI BETEJEN E PARE ME BARBARINE ANTISHTET! TANI ESHTE KOHA E SOVRANIT! KOHA PER QEVERI TE BESIMIT POPULLOR NGA ELITA E KOMBIT! KOHA PER ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME POLITIKE DHE VENDORE!
Te dashur miq,
Ishte kenaqesi e vecante pjesemarrja ne manifestimin e djeshem te qytetarise shqiptare te ardhur nga gjithe Shqiperia, nga gjithe brezat dhe grupet shoqerore, qe nga brezi i studenteve te dhjetorit ‘90, intelektuale te shquar, te pune dhe te papune, te majte e te djathte, pa asnje dallim.
Qytetaret shqiptare te tej-lodhur, te tej-varferuar dhe te shkelur me kembe nga barbaria antishtet, nga qeveria me e urryer, me e korruptuar, me e inkriminuar dhe me anti-popullore ne Europen e 30 viteve te fundit, manifestuan dje me shume civilizim njesoj si qytetaret amerikane, angleze, gjermane, franceze apo italine.
Ata manifestuan dje per te mbrojtur Kushtetuten dhe Republiken, demokracine, pluralizmin, shtetin e se drejtes, lirite dhe te drejtat tona themelore, manifestimi i pare i ketij lloji ne Shqiperine e pas vitit 1990.
Qytetaret shqiptare meritojne falenderim dhe pergezim te vecante, respekt dhe mirenjohje pa kufij.
Tani eshte koha qe populli te ushtroje sovranitetin e vet te mohuar, ne mbrojtje te interesave tona civile dhe kombetare, si e vetmja rruge-zgjidhje, dhe kur sovrani ben zgjidhjen, te tjeret heshtin.
Eshte koha qe sovrani te largoje nje here e mire regjimin, kliken kriminale ne minorance qe rrin ne pushtet me votat e vjedhura, me parate e krimit dhe te droges.
Eshte koha per zgjedhje te parakoheshme politike dhe perseritje te zgjedhjeve vendore, me nje qeveri popullore te besueshme, te formuar nga elita e kombit, nga intelektualet dhe profesionistet me te mire dhe patriote qe kemi, qe fatmiresisht i kemi te shumte!