AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 10:23

Kokainë në makinë, arrestohen dy persona në Elbasan, nën hetim tre të tjerë

Kokainë në makinë, arrestohen dy persona në Elbasan,

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan, ndërsa janë vënë nën hetim tre të tjerë, pasi iu gjet kokainë në makinën me të cilën po udhëtonin.

Sipas policisë të arrestuarit janë E.A., 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan dhe janë proceduar penalisht shtetasit M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin “Volkswagen” që qarkullonin këta shtetasit, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tetë doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe dy aparate celuar.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Sekuestrohen 8 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një automjet dhe 2 aparate celuar. Vihen në pranga dy shtetas si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: E.A., 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan. Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskllëzim krimi”, shtetasit: M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin “Volksëagen” që qarkullonin këta shtetasit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe 2 aparate celuar.

Vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.