AKTUALITET, 17 Dhjetor 2017, 10:40

Bie një masiv shkëmbor në lagjen Mangalem në Berat/Pamjet

Bie një masiv shkëmbor në lagjen Mangalem në Berat/Pamjet

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Mangalem”, afër kishës së Shën Mërisë ka rënë një masiv shkëmbor, afro 7 m3, duke bllokuar qarkullimin në një nga akset kryesore të qytetit. Fatmirësish, nuk ka pasur viktima. Bashkia e Beratit njoftoi se angazhoi forcat e saj, të cilat bën të mundur për një kohë të shkurtër heqjen e masës shkëmbore, pastrimin e rrugës, duke mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve. Në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, Bashkia e Beratit është duke marrë të gjitha masat për të shmangur rreziqet e rrëshqitjeve në këtë lagje.

 

[gallery columns="1" ids="39376,39375,39378,39377,39374,39372,39370,39369,39368,39367,39366,39365,39364"]