AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 18:17

Shkencëtarët zbulojnë tre ekzoplanetë, 12 vite dritë larg Tokës

Shkencëtarët zbulojnë tre ekzoplanetë, 12 vite dritë

Shkencëtarët kanë zbuluar 3 ekzoplanetë të rinj, të cilët ndodhen 12 vite dritë larg Tokës. Sipas asaj që raporton “Science Alert”, shkencëtarët dhe hulumtuesit duke përdorur teleskopin e madh 3,6 metra të Observatorit Jugor Evropian në kampusin La Silla në Kili kanë arritur të zbulojnë tre ekzoplanetë të mëdhenj shkëmborë 1,4 deri 1,8 herë më të mëdha se Toka.

Këto ekzoplanetë ndodhen 12 vite dritë larg Tokës dhe gjenden në orbitën e një ylli xhuxh me masë të ulët. Rezultate e kërkimit janë publikuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”,revistë kjo që njihet edhe për besueshmëri të lartë.