TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Agim Kajmaku ka reaguar sërish sot pas akuzave të PD. Në një status në Facebook, Kajmaku duke publikuar vulat e hyrje - daljeve në Greqi shprehet i sigurt se nuk është arrestuar në Greqi dhe as është dënuar. Ai thotë se shumë shpejt e vërteta do të dalë nga autoritetet.
Ndërkohë ka reaguar edhe Gazment Bardhi, i cili thotë se pasaporta që kryebashkiaku ka publikuar pasaporten e Agim Kajmakut, në vend që të publikojë pasaportën e Jorgo Totos.
Reagimi i Agim Kajmakut
Tellalli i PD u mor me mua prap sot, po s'ka problem se e vërteta vonon po nuk harron. Unë paskam urdhër arresti në Greqi dhe hykam e dilkam sa herë dua! Ja ku e kam që kam hyrë e kam dalë nga Greqia para se të dilte emri kandidat. E vërteta ime do vërtetohet siç e kam thënë, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Unë s'jam arrestuar dhe s'jam dënuar në Greqi po kam bërë punë me emër tjetër si gjithë shqiptarët. Po të isha në kërkim s'do hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le të hyjë Luli dhe le të dali Gaz Bardhi sa të dojë duke i ra fyllit me një vrimë, se rendësi ka e vërteta. E vërteta është me mua dhe unë jam më të vërtetën! Shumë shpejt do gjejnë një babale tjetër se babale mua s’më bëjnë dot.
Pergjigja e Gazment Bardhit
Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.
Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!
Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?
Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?
Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!