AKTUALITET, 2 Korrik 2021, 08:35

Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, 38 të arrestuar në disa shtete, mes tyre edhe në Shqipëri. Sekuestrohen edhe pasuritë

Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës,


Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestesh për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion.

Mediat italiane raportojnë se operacioni për arrestim është kryer në Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali.

Operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e pasurive për disa miliona euro.

Arrestimet janë kryer nën bashkëpunimin e autoriteteve shqiptar SPAK, Antimafian Italiane, Zyrën e koordinimit policor Interforze në Tiranë, Policinë Shqiptare dhe Eurjust.

Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit.

Në 10:30 pritet zhvillimi i një konference të përbashkët për shtyp me pjesëmarrjen e krerëve të autoriteteve policore shqiptare e italiane