TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka vazhduar me kritika ndaj deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, për Kosovën dhe Luginën e Preshevës.
Vuçiç ka komentuar deklaratën e Kamberit i cili tha se një Serbi e tillë nuk është e mirë edhe për vet serbët. Nga ana tjetër presidenti serb ka thënë se deputeti shqiptar përveç që pajtohet me pavarësimin e Kosovës, kërkon edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me të.
”Sa i përket Kamberit, ai jo që pajtohet me pavarësinë e Kosovës, por ai mendon që Serbia ma e mirë është ajo Serbi kur të mbetet pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ku kërkon që Lugina e Preshevës ti bashkohet territorit të Kosovës” , ka thënë Vuçiç.
Këto komente presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i bëri në ceremoninë e shënimit të përfundimit të punimeve në ndërtimin e Kullës së Beogradit.