AKTUALITET, 1 Korrik 2021, 20:54

Artan Hoxha: Sot kanabisi mbillet nëpër shtëpi, kultivohet me llampa! Ka cilësi dhe çmim të lartë...

Artan Hoxha: Sot kanabisi mbillet nëpër shtëpi, kultivohet me


Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth situatës së kultivimit të kanabisit në Shqipëri, rolin e krimit të organizuar dhe metodën e re që po përdoret për kultivimin e bimës narkotike nëpër banesa.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha është shprehur se kanabisi sot korret katër herë në vit, ndryshe nga vitet e kaluara kur ky proces ndodhte vetëm një herë.

“Nga hera e fundit që kemi qenë bashkë dhe diskutonim për kanabisin, sot flasim për shtëpitë e barit dhe kanabisin e mbjellin në kushte artificiale, sepse marrin katër korrje në vit. Ndërsa ai që flisnim ne herën e fundit, kishte vetëm një korrje në vit.

Kjo më e thjeshta, bari kultivohet me llampa, dhe as çmimi nuk ka rënë sepse ata janë kujdesur të mos e rrisin sasinë .

Viti 2017 ishte një  vit aq i mbrapsht, saqë shkatërroi edhe tregun e krimit të organizuar e çoi çmimin e kanabisit sa domatja, kurse tani që të ketë vlerë çmimi i kanabisit, edhe gjatë vitit të kaluar, edhe gjatë këtij viti ka qenë më i lartë, gjë që tregon që kultivim ka patur, por edhe kultivim i kontrolluar.

Cilësia e produktit është shumë e mirë, cilësia është e lartë, dhe çmimi është i lartë”, shprehet Hoxha. /TPZ.al/