AKTUALITET, 1 Korrik 2021, 20:38

Nuk morën leje në E-Albania, policia heq rreth 500 shezlonge në Dhërmi

Nuk morën leje në E-Albania, policia heq rreth 500 shezlonge në

Policia ka hequr 480 shezlonge në plazhin e Spillesë, të vendosura në hapësirë publike.

Burime bëjnë me dije për ABC se subjektet që kishin bërë vendosjen e shezlongeve në plazh, nuk kishin aplikuar për leje në E-Albania.

Aksioni për pastrimin e vijës bregdetare po vijon prej ditësh në disa qytete të vendit.