AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 16:15

Survejimi në masë/ Snowden: Njerëzit janë ende të pafuqishëm, por tashmë të vetëdijshëm

Edward Snowden,  ish punonjësi i shërbimeve inteligjente në SHBA, që publikoi mijëra dokumenta të klasifikuara, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen britanike, The Guardian. Snowden shprehet se njerëzit vijojnë të jenë të pafuqishëm, por sot ata janë më të informuar dhe të vetëdijshëm për mënyrën si përdoren të dhënat e tyre dhe si funksionojnë sistemet e survejimit në masë.


Pjesë nga artikulli në "The Guardian"

Pesё vjet pas rrjedhjes mё tё madhe tё dokumenteve sekrete nё histori, Edward Snowden nuk pendohet. Ai është në kërkim nga SHBA-ja, por jeton nё arrati nё Rusi. Snowden ёshtё i kёnaqur me mёnyrёn si zbulimet e tij tё pёrgjimeve nё masё kanё tronditur qeveritё, agjensitё e inteligjencёs dhe kompanitё e mёdha tё internetit.

Nё njё intervistё telefonike me rastin e pёrvjetorit tё ditёs qё The Guardian publikoi ekskluzivisht ngjarjen, ai rikujtoi ditёn kur jeta e tij dhe e shumё tё tjerёve ndryshoi pёr mirё. Ai ra pёr tё fjetur nё dhomёn e tij tё hotelit nё Hong Kong dhe kur u zgjua, lajmi se Agjensia Kombёtare e Sigurisё kishte mbleshur tё dhёnat telefonike tё miliona Amerikanёve, ishte duke u tranmetuar LIVE.

Snowden e dinte nё kёtё moment qё jeta e tij e e mëparshme kishte përfunduar.  “Ishte e frikshme por çliruese,” tha ai. “Ishte njё ndjenjё pёrfundimi. Nuk kishte kthim pas.”

Cfarё ka ndodhur pas pesë vitesh? Ai ёshtё njё nga tё arratisurit mё tё famshёm nё botё, frymёzimi pёr njё dokumentar fitues tё cmimit Oskar, njё filmi Hollywood-i dhe njё numri tё madh librash. Nё prag tё kёtij publikimi, qeveritё e SHBA dhe Britanisё sё Madhe janё pёrballur me procese gjyqёsore lidhur me ligjet e tyre tё pёrgjimeve. Nё tё dyja shtetet janё kaluar ligje tё reja nё lidhje me përgjimet. Kompanitё e internetit tani ofrojnë kodimin e mesazheve pёr pёrdoruesit e tyre.

Snowden thotё se disa aktivistё kanё shprehur zhgёnjimin e tyre me mёnyrёn si janё zhvilluar ngjarjet. “Njerёzit thonё se asgje nuk ka ndryshuar, qё ende ka pёrgjime nё masё. Nuk matet kёshtu ndryshimi. Kthehuni pas nё vitin 2013 dhe shihni cfarё ka ndodhur qё atёherё. Gjithçka ka ndryshuar.”

Ndryshimi mё i rёndёsishёm, thotё ai, ёshtё ndёrgjegjёsimi i njerёzve. “Qeveria dhe korporatat ushqenin injorancёn tonё, por tani ne jemi tё vetёdijshёm. Njerёzin ende nuk kanё fuqinё pёr ta ndaluar por jemi duke u pёrpjekur. Publikimi i dokumenteve e bёri luftёn ndaj tyre mё tё barabartё.”

Ai thotё se nuk pendohet. “Nёse do tё doja tё jetoja një jetë të sigurtë, nuk do të isha larguar nga Hawaii ( vendi i tij i punёs pranё Agjensisё Kombёtare tё Sigurisё, para se tё udhёtonte pёr nё Hong Kong.)

Ndёrkohё, jeta e tij nuk ёshtё e sigurtё, ndoshta tani mё shumё se kurrё. Qёndrimi i tij nё Rusi varet nga tekat e qeverisё sё Putin dhe agjensitё e inteligjencёs nё SHBA dhe Britani nuk e kanё falur. Pёr ta, çёshtja ёshtё ende e freskёt, njё akt tradhёtie qё ata thonё se shkaktoi dёme nё njё shkallё qё publiku nuk e kupton.

Burimi: The Guardian (Ewen MacAskill dhe Alex Hern) 

/TPZ.AL/