AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 16:13

Luana e ftuar te “Xing me Ermalin”, veshja e saj është marramendëse

Dyshja e moderatorëve Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca para disa ditësh lajmëruan se do të bënin xhirimet e emisionit “Xing me Ermalin” ditën e sotme.

Por në fakt xhirimet do të bëhen nesër. Lajmin e ka bërë të ditur Ermali i cili thotë se për arsye “të mrekullueshme”, Luanë do të keni mundësi ta shihni nesër live.

“Lajmërim i rëndësishëm për fansat e Luanës!!!

Nesër në orën 14:00 nëse doni të shikoni live emisionin e Luanës, paraqituni me një Dokument Identifikimi në TVKlan.

Ps: E di që e kishim sot por u shty për një arsye të mrekullueshme…?”, shkruan ai në “Instagram”.

Ndërkohë në foton e postuar, bie në sy veshja e çuditshme dhe njëkohësisht seksi e Luanës. Moderatorja  duket se ka veshur një fustan me pupla që shkëlqejnë dhe dekolteja e saj nuk lë shumë vend për imagjinatë.