AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 17:16

E rëndë në Durrës, 28-vjeçari tenton vetëvrasjen, i vë flakën vetes

E rëndë në Durrës, 28-vjeçari tenton
Një djalë i ri ka tentuar të vrasë veten duke u djegur. Sipas policisë 28-vjeçari dyshohet se ka vepruar në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi i policisë

“Më datë 06.06.2018, rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 1 Durres, është vetëdjegur shtetasi R.P. 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.