AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 17:20

Shkatërrohet banda e drogës, policia greke arreston 21 persona mes tyre dhe shqiptarë

Shkatërrohet banda e drogës, policia greke arreston 21 persona mes

Policia greke godet një grup të trafikut ndërkombetar të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Grupi trafikonte marijuanë përmes kufirit greko-shqiptar në Igumenicë dhe më pas e transportonte në Athinë.

I njëjti grup kryente dhe shpërndarjen e marijuanës por edhe drogave të forta në vende të ndryshme të Greqisë.

Gjatë operacionit janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë dhe grekë njëkohësisht në qytete të ndryshme të Greqisë.

Ndërkohë janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokainë, 1 pistoletë dhe 16.756 euro.

Këtij grupi në operacione të mëparshme i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokainë dhe 400 gram heroinë ndërkohë llogaritet që prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur të trafikojë dhe shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.