TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Jordan Daci, në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar tentativën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta.
Daci tha se Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk ka gjasa që Gjykata Kushtetuese të aprovojë shkarkimin e tij. Daci tha gjithashtu se ka shkelje proceduriale, lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit.
"Ligji thotë që katër muaj para se të mbarojë mandatin Kuvendi, nuk mund të ngrihen komisionet.
Pyetja që nuk ka marrë përgjigje, është a mund ta vazhdojë komisioni veprimtarinë kur ka më pak se katër muaj?
Pati një shkelje sa i përket dëgjimit të Metës, sepse u ftua, u tha hajde në takim nesër, kur ai ishte në takim me një president tjetër. Si të ftosh dikë nga rruga. Nevoja për ngutje e Kuvendit, nuk justifikohet për mos-thirrje. Ngutja për të kapur këtë katër mujorshin realizoi disa shkelje proceduriale, që do të kenë peshën e vet.
Kjo e sotmja si akuzë është shumë më pak se rradhën e kaluar, kur presidenti kishte edhe dekret. Në rastin konkret akuza është në nivelin e retorikës. Shkeljet që ka bërë presidenti, janë të lehta, që nuk justifikojnë shkarkimin e tij.
Shkarkimi kërkon shkelje të rëndë. Venezia nuk quajti shkelje të rëndë as dekretin për anullimin e zgjedhjeve.
Gjykata Kushtetuese ka shtatë vetë, nuk është çudi të kemi ndarje votash.
Nëse ndahet 4-3, quhet që është rrëzuar kërkesa. Duhen minimum 5 vota. Mund të ndodhë? Edhe mund të ndodhë, por mendoj se veprimet e tij nuk mund të cilësohen shkelje të rëndë të Kushtetuetës", deklaroi Daci.
/TPZ.al/