TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artur Zheji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka analizuar tentativën pë shkarkimin e Ilir Metës nga mazhoranca.
Zheji tha se Meta do të shkarkohet nga Parlamenti, më pas shkarkimi i tij do të aprovohet nga Gjykata Kushtetuese dhe kur të mos jetë më President i Republikës, ai do të ketë të njëjtin fat si Sali Berisha, duke u shpallur non-grata nga SHBA.
"Deri para shpalljes non-grata të Berishës mendoja se ishte bllof, ose lojë force, shkarkimi i Metës, për t'u hakmarrë ndaj tij, për ta trembur. Por mbas daljes në publik të asaj që i ndodhi Berishës, mendoj se Rama ka bërë një mobilizim shumë të fortë. Çështja është se ata mendojnë që mund ta kapërcejnë edhe Gjykatën Kushtetuese, pra të aprovohet edhe nga gjyakta.
Pra, këta kanë krijuar një klimë sikur çështja e Metës ka mbaruar. Do të shkarkohet dhe janë marrë masat që Gjykata Kushtetuese të votojë siç duhet për të dhënë dënimin e merituar.
Faza e tretë do të jetë që nga Washingtoni do të shpallet non-grata edhe Ilir Meta.
Po ta shohësh ata që e sulmojnë më shumë Metën, janë ata që kanë qenë të LSI. I kanë marrë, i kanë thënë nëse nuk bëni këtë do të ketë koseguenca edhe për ju", tha Zheji.
/TPZ.al/