TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agron Shehaj, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u pyet nëse kandidimi i tij është një "tradhti" ndaj Lulzim Bashës, që e ka ftuar në Partinë Demokratike.
Shehaj tha se në demokraci dhe brenda partive, nuk ka tradhtarë por ka garë. Ai shpjegoi se kandidimi për kryetar, nuk është një luftë kundër Lulzim Bashës, por një përpjekje për të garuar dhe më pas për të ndryshaur Partinë Demokratike.
"Basha bëri sa mundi për të çuar PD-në drejt fitores, bëri maksimumin, por nuk ja doli.
Ne kemi dashur demokracinë dhe kjo është demokracia. Në regjime ka tradhtarë. Kur dikush del kundër lidershipit dhe ka mendim ndryshe shpallet tradhtar në regjim. Në demokraci nuk ka tradhtar, ka garë.
Kush njeh dhe vlerëson demokracinë, e di shumë mirë që nuk ka tradhtar por ka mendim ndryshe, ka garë ka konkurencë", tha Shehaj.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/05/27/agron-shehaj-punova-me-mish-e-me-shpirt-qe-basha-te-behej-kryeminister-por-puna-ime-nuk-u-vleresua/
https://www.tpz.al/2021/05/27/ylli-rakipi-agron-shehajt-ju-po-kerkoni-te-merrni-pd-ne-biznesin-e-lulzim-bashes-shehaj-pd-nuk-eshte-ndermarrje/