TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur protesta e banorëve të Astirit, të cilët tashmë prej muajsh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre, pasi rrezikojnë që të shemben në kuadër të ndërtimit të projektit të Unazës së Re.
Banorët tashmë përveç dëmshpërblimit 100% të vlerës së pronës, kërkojnë dhe anulimin e projektit pasi sipas tyre është korruptiv. Në mbështetje të banorëve ishin dhe deputetë të opozitës.
Gjatë deklaratëve të tyre banorët u shprehën se nuk mashtrohen nga lëvizjet e Edi Ramës i cili ka shkarkuar sot nga detyra kreun e ARRSH-së Afrim Qendron.
Sipas tyre Rama mund të emërojë e shkarkojë me qindra drejtorë, por banorët nuk do të tërhiqen nga protesta.
‘Ne nuk tërhiqemi mbrapsht deri sa të anulohet projekti. Nuk kënaqemi dhe as gënjehemi me këto që bën kryeministri duke hequr një drejtor dhe emëruar një tjetër’, deklaruan banorët.