AKTUALITET, 31 Janar 2018, 21:11

Përplasjet brenda PD/ Berisha: Në kohë time, kam qënë kalorës!

Përplasjet brenda PD/ Berisha: Në kohë time, kam qënë

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se nuk angazhohet në një luftë të brendshme në Partinë Demokratike.

Berisha theksoi se më 26 korrik të 2013 e ka mbyllur angazhimin politik në funksionet partiake dhe unë mbetem ky që jam sot.

I pranishëm në studion e abcnews, Berisha tha se ka një rrokullisje të keqe për vendin, ndërsa shtoi se për një pjesë të mirë të këtyre zhvillimeve jam përpjkeur të njoftoj në kohë.

Ish-Kryeministri deklaroi se angazhimi i tij ka të bëjë me mbrojtjen e interesit publik dhe me asgjë tjetër.

“Thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik. Unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së, por kam thënë se nuk e jap Sali Berishën”, tha Berisha, duke shtuar se “unë kam qenë kalorës në fushën time”.

Në vijim Berisha tha se PD pësoi një humbje të thellë në qershor të 2013 për të cilën unë morra të gjitha përgjegjësitë.

“PD nuk u ringrit në shkallën e duhur në mandatin e parë të Edi Ramës, por nuk ka kurrë fitorje të përjetshme apo humbje të përjetshme. Unë besoj se PD ka të gjithë detyrën dhe potencialin për t’u ngritur në lartësinë e pritshmërive të elektoratit”, tha Berisha.

“Po bëhen 5 vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor serioz të ri të huaj, ndërsa janë larguar 2 ose 3 investitorë shumë të rëndësishëm. Nëse nga 2008-2013 morrëm mbi 1 miliardë dollarë investime, pa TAP, Devollin dhe FAN-in, sot mund të ketë 1 miliardë dollarë, por 90 % e tyre janë nga TAP, Devolli dhe Fani.

Pse ndodhi kjo? Sepse Edi Rama i vuri minat sigurisë juridike, ndaj dhe investitorët ikën. Çfarë tha Angela Merkel kur erdhi në Shqipëri? Mungon siguria juridike. Gjykata e Strasburgut vlerëson lejet e ndërtimit, kur unë flisja për sigurinë juridike, Edi Rama vazhdonte fushatën e tij dhe ku jemi sot?

Eksportet u rritën me 315 % në qeverisjen e PD, sepse u rrit prodhimi. Po sot? U rrit bixhozi, nuk ka industri tjetër. Po të shkosh sot në fshatrat shqiptare nuk gjen furra buke, por kthina me lojra bixhozi”, tha Berisha.