AKTUALITET, 31 Janar 2018, 22:33

Sali Berisha mbron jetën luksoze të Arminës: Nuk mund ta ndaloj të ketë Instragram, fotot...

Sali Berisha ka folur sot në ABC edhe për jetën luksoze që bën e dashura e të birit të tij, Armina Mevlani. E pyetur nga Baton Haxhiu nëse fjalimet e tij në parlament për varfërinë dhe mjerimin përputhen me jetën, fotot, pushimet luksoze dhe postimet në rrjetet sociale të Arminës Berisha është detyruar të dredhojë. Ai i ka anashkaluar karshillëkun nga udhëtimet në parajsat turistike të Arminës dhe Zenit dhe e ka parë atë vetëm në kuadër të punës si Blogere. “Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë instragram” ka thënë Berisha duke shtuar se fotot që ajo bën publike i ka në kuadër të porosisë që i bëjnë firmat e modës.

Por pavarësisht nga mbrojtja e pjeshme që i ka bërë asaj që e ka etiketuar si “partnerja e tim biri” Berisha ka pohuar se ai do të qe kundër nëse ajo dhe i biri do të bënin një jetë ekzuberante.