AKTUALITET, 31 Janar 2018, 21:55

Ki guxim vendosi emrin z.Lu!

Ki guxim vendosi emrin z.Lu!

Nga Dritan Kaba

Z. Lu mos flit ne përgjithësi, ki kurajo! Ngele duke përmend vetëm peshq të ngordhur.

Policia nuk merr urdhra nga opozita, as PPP e jotja dhe e Ramës që e zgjodhët në shkelje me Kushtetutën, nuk merr urdhra nga opozita, as gjykatësit nuk marrin urdhra nga opozita për të liruar peshqit e mëdhenj që në fakt opozita i denoncoi.

Z. Lu tregohu i sinqertë, hiqe mantelin e sorosianit e mos flit sikur ke gojën e mbushur me akull.

Nxirre fjalën!

Ka vetëm një përgjegjës që kërcënoi mes bandave qytetarët për të marrë pushtetin. Që me banda bleu zgjedhjet me paratë e drogës, e Ju nuk folët asnjë fjalë. Që bëri thirrje antikushtetuese që policia të rreshtohej me bandat për të grabitur zgjedhjet dhe Ju nuk nxorët një gërmë.

Është ai dhe qeveria e tij që ekstradoi një nga pikat kyçe të krimit të organizuar të lidhur ngushtë me ish-ministrin e brendshëm dhe vetë Kryeministrin dhe Ju serish nuk bzate.

Ka vetëm një emër që po pastron paratë me lejet e ndërtimit që vërshuan ne Tirane dhe Ju ende nuk i ke i vënë emër.

Ka vetëm një emër që bën presion që të dënuarit për trafik droge lirohen njeri pas tjetrit dhe Prokurorja e Përkohshme, qe u zgjodh në kundërshtim me Kushtetutën me bekimin tuaj për t’i shërbyer Rames dhe ju ende nuk po belbëzoni emra.

Z. Ambasador lëri shtirjet dhe tik-takun.

Folët njëherë për shtator e çuat në janar, me ketë Kryeministër nuk ka asnjë garanci se ai është aty me bekimin tuaj dhe ndihmën e bandave dhe familjeve mafioze.

Z. Ambasador garancia që i dhatë shqiptareve për janarin është fiks si garancia që dhatë se Kushtetuta nuk do shkelet dhe OMN do te jetë parësore në garantimin e organeve te zgjedhura te drejtësisë dhe për Vetingun, por kjo nuk ndodhi dhe Ju nuk shkruat një gërmë. Kurse për shkeljen e Kushtetutës për të zgjedhur PPP e qeverise nxituat ta mbronit edhe me shkrim edhe me gojë.

Z. Ambasador ne fund ju falënderoj se për hërë të parë ne faqen e ambasadës tuaj në FB vendoset më ne fund një fjalim te Presidentit tuaj të nderuar z. Trump.

Do ishte mirë ta veçonit pjesën kur Ai në emër te SHBA foli qartë për votën kundër të Shqipërisë në OKB për Jerusalemin, por Ju ende nuk keni bëre asnjë grimasë.

Z. Ambasador keni folur shumë në emër te Qeverise së Shteteve te Bashkuara por kësaj radhe atë që nuk guxuat ju ta thoni e dëgjuam nga Presidenti Juaj. Kur në fakt duhet të ishit Ju i pari që te na e thoni.

Tik-taku është i dyanshëm, se lavjerrësi shkon e vjen për trokitur. Varet për kërcet me forte!

Ki guxim e thirre në emër z. Lu!