TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia e Roberto Mançinit është kthyer brenda pak vitesh në një superfuqi në futbollin evropian. Skuadra që ai trashëgoi në vitin 2018, pas dështimit spektakolar të Venturës, ishte një hije e emrit të madh, pa lojë dhe ide. Por me një plan të ri dhe sidomos duke hequr dorë nga loja vetëm në mbrojtje, Mançini ka ditur të ndërtojë një ekip që luan, argëton dhe siguron rezultate.
Shifrat e skuadrës pas fitores së sotme me Zvicrën janë mbresëlënëse. Suksesi 3-0 ndaj Zvicrës ishte ndeshja e 29 radhazi pa humbje për përfaqësuesen italiane, e cila nuk njeh disfatë që nga shtatori 2018 kur u mposht 1-0 nga Portugalia në Ligën e Kombeve.
Që atëherë, ekipi ka qenë thuajse i pagabueshëm në këtë rrugëtim pa humbje, si pakkush më parë në historinë e ndeshjeve të kombëtareve. Për me tepër, 10 ndeshjet e fundit të Italisë janë të gjitha fitore, ndërsa në 9 të fundit, nuk ka pësuar gol. E kush mendon se Italia i ka arritur këto rezultate me stilin e saj të zakonshëm, gabohet rëndë, pasi në këto 10 ndeshje të fundit ku ka regjistruar vetëm fitore, golavarazhi regjistron shifrën mbresëlënëse 31-0. Franca e të gjithë të tjerët që duan Europianin, janë të paralajmëruar.