SPORT, 16 Qershor 2021, 11:11

Parashutisti protestoi para ndeshjes Francë-Gjermani, plagosi disa persona, e neutralizoi Rudiger dhe Gosens

Parashutisti protestoi para ndeshjes Francë-Gjermani, plagosi disa persona,
Disa njerëz janë duke u trajtuar në spital për dëmtime të shkaktuara nga një protestues, i cili parashutoi në stadiumin ku do të luhej ndeshja Francë-Gjermani për “Euro 2020”. Parashutisti goditi kabllot e një kamere të sipërme, të vendosur në çatinë e stadiumit. UEFA e quajti një veprim “të pamatur dhe të rrezikshëm”, ndërsa shtoi se “autoritetet e ligjit duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Ky akt i palogjikshëm shkaktoi dëmtime te disa njerëz, që po ndiqnin ndeshjen, të cilët tani janë në spital”. Incidenti ndodhi pak para fillimit të ndeshjes, kur skuadrat po bënin nxehjen në fushë. Parashuta e protestuesit kishte parullën  “KICK OUT OIL” dhe “Greenpeace” të shkruar mbi të. Ai rrëshqiti mbi stadium dhe duket se humbi kontrollin, pasi u ngatërrua me kabllot televizivë të ARD. U largua nga zona e fushës së lojës drejt tribunës kryesore dhe bëri fresk mbi kokat e spektatorëve. Parashutisti arriti të ulej në fushë dhe lojtarët e Gjermanisë, Antonio Rudiger dhe Robin Gosens, ishin të parët që iu afruan për ta neutralizuar, me frikën se mos kishte qëllime të këqija. UEFA dhe një nga sponsorët e nivelit më të lartë të turneut, firma shtetërore ruse e energjisë “Gazprom”, kanë qenë më parë në shënjestër të protestave të “Greenpeace”.