TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristal Dule kampionia e Shqipërisë në Tenis për femra, ka arritur të marrë fitoren e parë me fanelën e kombëtarës së Shqipërisë në Tenis për femra në arenën ndërkombëtare .
Dule, e cila ka lindur dhe është rrtiur në Itali tashmë është pjesë e kombëtarës së Shqipërisë dhe ditën e djeshme në turneun ndërkombëtar të Tenisit që po mbahet në Lituani ka arritur edhe fitoren e parë ndaj Katarina Marinkovikj me reezultatin 0-2.
Dule ka arrtiur të fitojë në dy sete 3-6 dhe 3-6 dhe në fund është shpallur fituese 0-2 .
Pak ditë më parë Dule u shpall dhe kampione e Shqipërisë në Tenis për femra duke u rënditur e para.
Ndërkohë kombëtarja e Tenisit në aktivitetin ndërkombëtar që po mbahet në Lituani ka pretendime të larta për të fituar trofe si në kategorinë e femrave ashtu edhe atë të meshkujve .