SPORT, 16 Qershor 2021, 10:31

Franca mposhti Gjermaninë, Deschamps: Ndeshje e madhe, Mbappe ishte super

Franca mposhti Gjermaninë, Deschamps: Ndeshje e madhe, Mbappe ishte super

Një fitore e pastër në start, kundër një përfaqësuese si Gjermania dhe në një grup të tillë, padiskutim është një arsye e madhe për të festuar.

Dider Deschamps nuk e sheh aspak, për të kjo ishte një fitore e madhe dhe shumë përcaktuese: Luajtëm një ndeshje të madhe, kundër një rivali të fortë.

Nuk ishim larg golit të dytë që do e bënte ndeshjen më të lehtë, por nuk vuajtëm shumë në fraksionin e dytë.

Përballë kishim një rival të fortë por ne luajtëm me talent dhe me cilësi, mos harrojmë ishte dhe një penallti që mund të jepej, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp duke shtuar:

“E dija që lojtarët e mi ishin gati, ishin të gjithë gati dhe të gjithë luftuan.

Kjo ndeshje mund të ishte edhe një gjysmëfinale apo një finale, gjithsesi të marrësh 3 pikë në një grup si i joni, përballë Gjermanisë në Mynih është shumë e rëndësishme, nuk është kurrë e lehtë.

Mbappe?

Ai është aq i shpejtë se e ka luksin edhe të niset me vonesë për të mos u kapur në pozicion jashtë loje”.