SPORT, 16 Qershor 2021, 12:21

Ronaldo dhe Santos trembin Gjermaninë, Portugalia kthehet në makth

Ronaldo dhe Santos trembin Gjermaninë, Portugalia kthehet në makth

Gjermania morri një goditje të rëndë që në start, humbja kundër Francës djeg jo pak, “gjelat” nxorën në pah problemet në formacionin e Loew por ky mund të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi jo pak të ndërlikuar.

Ishte e rëndësishme që në Mynih të mos humbasin, pavarësisht se përballë kishin Francën, kjo e kushtëzuar shumë nga fakti që të shtunën përballen me një tjetër pretendent në Grupin F, Portugalinë.

Me Ronaldon në versionin e tij më të mirë, luzitanët trembin jo pak.

Ylli i Juves vërtetoi se mbetet një lojtari klasi, pavarësisht se është 36 vjeç.

Dy golat kundër Hungarisë e ngjitën në majën e Evropës me 11 finalizime, duke vendosur një rekord absolut.