AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 16:25

Shifra të larta të infektuarish nga Covid, konfirmohen 161 raste të reja

Shifra të larta të infektuarish nga Covid, konfirmohen 161 raste

Gjatë 24 orëve të nga 875 testime janë konfirmuar pozitive me Covid 161 raste të reja me Covid dhe 3 persona kanë humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në vendin tonë ka shkuar në 11021, mes të cilëve 327 persona kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit fatmirësisht betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 97 pacienë duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë bën me dije se situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme. Sipas ministrisë nga të dhenat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)

Testime totale 72155

Raste pozitive 11021

Raste të shëruara 6443

Raste Aktive 4251

Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2206

Durrës 489

Shkodër 338

Lezhë 237

Elbasan 210

Korçë 176

Fier 160

Vlorë 145

Kukës 130

Berat 78

Gjirokastër 40

Dibër 42.