AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 14:07

Ndryshon Kodi Rrugor: Kurs nga fillimi për shkelësit, gjobat që rriten dhe ato që ulen

Ndryshon Kodi Rrugor: Kurs nga fillimi për shkelësit, gjobat që


Kuvendi është duke shqyrtuar ndryshime të reja në Kodin Rrugore të Shqipërisë. Në draftin, i cili ka kaluar aktualisht për konsultim nga Ministria e Brendshme parashikohen një mori ndryshimesh, të cilat rrisin masën e gjobave për disa shkelje të rënda siç është tejkalimi i shpejtësisë, por edhe lehtësojnë drejtuesin e makinës për shkelje më të lehta.

Risia e këtyre ndryshimeve lidhet me faktin se çdo shofer që i ka ezauruar të 20 pikët e tij që ka në patentë, ai duhet t’i nënshtrohet një kursi një javor të patentës dhe më pas mund të rifutet në provimin e patentës. Kodi aktual parashikon vetëm rifutjen në provimin e patentës.

Ndryshimet synojnë që të mësojnë me rregullat sidomos shoferët e rij, për të cilët ka gjoba më të rënda sidomos në rastet e tejkalimit të shpejtësisë.

Kjo ka bërë që krahas gjobës, ligjvënësi të fokusohet edhe tek heqja e pikëve, gjë e cila penalizon më tepër shoferin.

Për shembull, në rast të konstatimit të shkeljeve të rënda, maksimumi i pikëve që mund të hiqen menjëherë është 15.

Nëse konstatohet se një drejtues automjeti ka shkelur shpejtësinë e lejuar me më shumë se 40 km/h në mënyrë të përsëritur brenda dy vitesh, atij mund t’i hiqet patenta deri në 18 muaj.

Po ashtu, çdokush që sjell një makinë nga jashtë mund ta mbajë atë me targa të huaja vetëm një vit, më pas përveç se gjobitet me 20 000 lekë, autoritetet i sekuestrojnë makinën.

Kodi rrugor ka ulur gjobën maksimale për shkelje të shpejtësisë së lejuar me 10 km/h nga 6 mijë lekë në 4 mijë lekë.

Ndryshimet

Drejtimi i makinës pa patentë

ISHTE

11. Cilido, që drejton një mjet me lejedrejtimi apo me certifikatë

të aftësisë profesionale që i ka kaluar afati i vlefshmërisë, dënohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

Për këto shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e

tërheqjes së lejedrejtimit.

BËHET

Neni 10

Në nenin 124, në pikën 11, fjalët “deri në dyzet mijë lekë” zëvendësohen me “deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.

Humbja e të 20 pikëve në patentë

ISHTE

6. Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t’i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik të përmendur në nenin 128 të këtij Kodi.

Të njëjtit provim duhet t’i nënshtrohet mbajtësi i lejedrejtimit, i cili pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera.

brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të

bëjnë me shkurtim të paktën prej pesë pikësh secila.

Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit nuk fiton provimin e kualifikimit brenda

tridhjetë ditëve nga data kur i lind ky detyrim, organi epror i agjentit verifikues me t’u njoftuar nga regjistri kombëtar, procedon për tërheqjen dhe ruajtjen e dokumentit të lejedrejtimit.

Kur mbajtësi i lejedrejtimit fiton provimin e kualifikimit, sasia e pikëve, e shënuar në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve, i shkon në njëzet pikë dhe i kthehet leja e drejtimit të pezulluar

BËHET

Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik, sipas nenit 128 të këtij Kodi dhe akteve të tjera normative në fuqi.

Qarkullimi me targa të huaja

ISHTE

1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një

shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.

5. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë

administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

BËHET

1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një

shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.

5. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë

administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë “si dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit”.

Tejkalimi i shpejtësisë lejuar më shumë se 10 deri në 20 km/h

ISHTE

8. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10

km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë

administrative, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.

BËHET

“8. Kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga dy mijë deri në katër mijë lekë”.

Tejkalimi i shpejtësisë lejuar më shumë se 40km/h

ISHTE

9. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20

km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesë mijë

deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj.

BEHET

“9. Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet edhe masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe i heqjes së tre pikëve.

Përsëritja e shkeljes së tejkalimit të shpejtësisë brenda një viti

ISHTE

12. Kur zotëruesi i një lejedrejtimi përsërit brenda një viti shkeljen e parashikuar në pikën 9, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 4 deri në 12 muaj.

BËHET

“12. Kur zotëruesi i lejedrejtimit, në një periudhë dy vjeçare, ka kryer shkelje të mëtejshme të paragrafit 9 dhe 9/1, lejedrejtimi ose i certifikata e aftësisë profesionale pezullohen nga tetë deri në tetëmbëdhjetë muaj.

Shtohet pika nr.13

“13. Zotëruesi i lejedrejtimit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së lejedrejtimit tejkalon limitet e shpejtësisë së mjeteve të përcaktuara në këtë nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, në dyfishin e vlerës së parashikuar në paragrafët e këtij neni. Shkelja e mësipërme përveç masës administrative me gjobë ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit për dyfishin e afatit të parashikuar në këtë nen të këtij Kodi”.