AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 15:03

Aksidenton makinën e policisë, bën manovër të gabuar/Policia sqaron çfarë ndodh në orët e fundit në Tiranë. Nëntë të arrestuar


Në orët e fundit në Tiranë 9 persona janë arrestuar nga policia, mes tyre edhe një të ri i cili aksidentoi makinën e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë, në vendin e quajtur kthesa e Valiasit, ku shtetasi I. U., 28 vjeç, ka përplasur mjetin e policisë “Hyundai”, me drejtues I. H. (i planëzuar me shërbim), ku si pasojë e përplasjes ka kryer një manovër të gabuar dhe ka aksidentuar biçiklistin N. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë gjithashtu shtetasi I. U. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të kryer testin e alkoolit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi I. H., drejtuesi i mjetit të policisë.