AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 16:21

Tre të vdekur nga koronavirusi në vend, shkon në 327 numri i viktimave

Tre të vdekur nga koronavirusi në vend, shkon në 327 numri i

Koronavirusi vijon të marrë jetë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot tre viktima në spitalet Covid, duke e çuar në 327 numrin e humbjeve në jetë që nga fillimi i pandemisë.

Një 80-vjeçar nga Shkodra, një 82-vjeçar dhe një 90-vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 161 raste të reja me të infektuar, nga 875 testime të kryera për të dyshuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,

11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,

9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,

nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,

nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Janë 97 qytetarë të shëruar në orët e fundit, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)

Testime totale 72155

Raste pozitive 11021

Raste të shëruara 6443

Raste Aktive 4251

Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2206

Durrës 489

Shkodër 338

Lezhë 237

Elbasan 210

Korçë 176

Fier 160

Vlorë 145

Kukës 130

Berat 78

Gjirokastër 40

Dibër 42