AKTUALITET, 11 Shtator 2020, 16:12

PD hedh dyshime se administrata po shantazhohet me formularë, nxjerr foto


PD hedh dyshime se në administrata po shpërndahen formulare për të siguruar vota nga administrata me presion të paligjshëm, ose në të kundërt do të shkarkohen nga puna punonjësit përkatës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dhënë 2 porosi degëve të PD për të monitoruar drejtorët dhe nëpunësit e PS që përfshihen në shantazhe për vota.

Bardhi siguron që shkeljet nuk do të tolerohen, dhe e dyta, asnjë largim nga puna apo vendim i paligjshëm në administrata nuk do të lejohet nga PD.

Bardhi u kërkon degëve të PD të identifikojnë drejtorët dhe nëpunësit që bëjnë presione dhe shantazhe për vota.