AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 16:21

Kryesekretarja pozitive me koronavirus, pezullohet puna në Gjykatën e Lezhës

Kryesekretarja pozitive me koronavirus, pezullohet puna në Gjykatën e

Pezullohet puna në Gjykatën e Lezhës për shkak të situatës me koronavirusin.

Kryesekretarja e gjykatës ka rezultuar pozitive me COVID-19, dhe kontakteve të saj të shumta me personelin e këtij institucioni, është vendosur që të ndërpritet puna.

Mësohet se nga ky efekt do të përjashtohet shërbime gjyqësore që lidhen me çështje të natyrës urgjente. Kujtojmë se disa gjykata në vend kanë pezulluar punën për shkak të COVID-19.