AKTUALITET, 1 Dhjetor 2020, 16:46

Pompeo: Turqia minon kohezionin e NATO-s

Pompeo: Turqia minon kohezionin e NATO-s

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dënuar veprimet “provokuese”, siç i ka cilësuar ai të Turqisë gjatë Samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s. Pompeo ka theksuar se Ankaraja kundërshton parimet dhe funksionimin e Aleancës, duke minuar kështu kohezionin e saj.

Mediat greke duke cituar burime diplomatike, raportojnë se Pompeo nënvizoi veprimet provokuese të Turqisë në Mesdheun Lindor, Libi, Siri dhe Nagorno-Karabak.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, kreu i diplomacisë amerikane vuri në dukje se blerja e sistemit anti-ajror S-400 është një “dhuratë për Rusinë” nga një aleat i NATO-s.

Duke përfunduar, ai tha se mekanizmi i de-përshkallëzimit, i cili nuk funksionon për fajin e Turqisë, duhet të rifillojë.

Përpara telekonferencës së ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se ai ishte “ende i shqetësuar” për situatën në Mesdheun Lindor dhe se se po vazhdojnë të punojmë për të shuar tensionet.