AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 17:26

Shifra rekord në Greqi, 1882 raste të reja dhe 100 të vdekur nga koronavirusi

Shifra rekord në Greqi, 1882 raste të reja dhe 100 të vdekur nga

Në Greqi është shënuar sot një tjetër shifër e lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1882 raste të reja me virusin e rrezikshëm. Numri i përgjithshëm i rasteve është 111537, nga të cilat 52.9% janë burra.

Në orët e fundit 100 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen, duke e çuar në 2706 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.5% kishin një sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë sipas autoriteteve 622 qytetarë po trajtohen me intubim.